Ngërçi për pagat e magjistratëve, që tashmë ka përfunduar në SPAK me kallëzimin e bërë nga 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe zyrtarëve të Thesarit, ka sjellë edhe reagimin e Tedi Blushit nga Partia e Lirisë.
Nga ambientet e GJKKO-së, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie deklaroi se PL mbështet zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve dhe i bëri thirrje SPAK-ut të marrë të pandehur ministrin e Financave Petrit Malaj, i cili firmois 4.3 milion euro për koncertin e Kanye West por nga ana tjetër refuzon të zbatojë vendimin e GJK-së.
“Në emër të Partisë së Lirisë, ne e mbështesim plotësisht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pagave të magjistratëve. Por drejtësia duhet të funksionojë me ligj dhe nuk duhet të vonojë për të marrë të pandehur ministrin e Financave, zotin Petrit Malaj, i cili firmosi dhënien e rreth 4.3 milionë eurove për Kanye West, duke prekur madje Fondin e Emergjencave, ndërkohë refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Blushi.
Lajmi kryesor:
Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun









