Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit

Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit

Tedi Blushi

1722809450_tediblushi.jpg

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli në Report Tv lidhur me zgjedhjet në Himarë. Ai hodhi akuza ndaj mazhorancës se kishte angazhuar gjithë administratën për fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sa i përket pretendimeve për vorio epirotizëm nga kandidati opozitar Gjikuria, Blushi duke bërë debat me Ardit Bidon theksoi se këto janë hamendje.

'Sot të gjithë qytetarët e Himarës, jo vetëm. Ishin dëshmitarë si procesi zgjedhor u cënuar nga qeveria. Jo vetëm për faktin që e gjithë administrata, ministra, patronazhistë, drejtues të Shërbimit informativ kishin zbarkuar në Himarë, më e rëndë akoma presione shantazhe, heqja e së drejtës kushtetuese 6500 qytetarëve për të votuar. Tjetërsimi i qendrave të votimit të zgjedhësve. Një denoncim më ka ardhur, nga dy qytetarë kanë shkuar të votojnë dhe vendbanimi i ka dalë në njësinë 6 në Tiranë. Deputeti Ilir Metaj nuk ka lejuar mediat të ndjekin procesin e votimit në Kërbaç.

Ky është një proces që nuk ka ndodhur vetëm sot. Të afërm të kandidatit minoritar grek, që zyrtarizoi atë që shefi i Arditit u përpoq ta zyrtarizonte Himarën si zonë minoritare. I vetmi kandidat përballë Petro Gjikurias ka qenë Edi Rama, nuk ka qenë askush tjetër. përballë Petro Gjikurias shumë i respektuar në Himarë. Një djalë nga Himara, garonte përballë makinerisë shtetërore. Në Himarë nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit.

Nëse ka parë Ardit le ta tregojë. Nuk ma dëgjuar asnjë propagandë nga zoti Gjikuria për këtë tezë, që ndoshta ekziston vetëm tek mendja e Arditit. Nëse sot ka një antishqiptar që kandidonte në këto zgjedhje të Himarës, që ka shitur kufijtë e Kosovës, ka qenë Edi Rama. Nuk ka antishqiptar më të madh se sa të sillesh me banorët e Himarës si pushtues. Rama ka grabitur tokat e qytetarëve të Himarës. I ka dhënë toka ministres së tij, Olta Xhaçka.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para