TEHERAN - Dy anëtarë të Gardës Revolucionare, ushtria elitare e regjimit iranian, të vendosur në Irak si këshilltarë në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS), janë vrarë nga një dron amerikan, njoftoi sot media lokale.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, dy ushtarët janë vrarë më 23 mars nga një dron gjatë një operacioni kundër Shtetit Islamik në Tikrit.
Ky qytet në veri të Irakut është skenë e ofensivës së forcave qeveritare iraniane që provojnë ta rimarrin nga xhihadistët me mbështetjen nga ajri të koalicionit që drejtohet nga Uashingtoni./ATSH/