Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën në Kakavijë, ku prej ditësh mijëra emigrantë pritën në rradhë për të kaluar kufirin grek.

Presidenti Meta i kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize, teksa u ka shprehur mirënjohjen mediave për raportimin në kohë reale të ngjarjes.

Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjet e pamerituara të qytetarëve tanë në Kakavijë! Edhe një herë NDJESË të gjithë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize humanitare!” shkruan Meta.