JERUZALEM - Sipas një organizate joqeveritare, Izraeli autorizoi ndërtimin e 2 200 godinave në Jeruzalemin Lindor, projektin më të madh të zhvillimit të kësaj zone të pushtuar palestineze.
"Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm virtuale", parashikon organizata joqeveritare "Ir Amim", që bën fushatë për ndarjen e barabartë të qytetit të shenjtë mes izraeliteve dhe palestinezëve.
Sipas "Ir Amim" projekti i shpallur nga bashkia izraelite e Jeruzalemit Lindor është plan-ndërtimi më i rëndësishëm në këtë zonë që nga fillimi i pushtimit më 1967.
Izraeli e konsideron Jeruzalemin vendosmërisht si kryeqytetin e tij ''të perjetshëm''ndërsa palestinezët duan ta bëjnë Jeruzalemin Lindor kryeqytetin e shtetit për të cilin ata shpresojnë.
''Është një hap i parë i rëndësishëm'', tha "Ir Amim", që denoncon mungesën e infrastrukturës publike dhe private në Jeruzalemin Lindor.
Sipas një deklarate të bashkisë, kryetari i kësaj bashkie, Nir Barkat propozoi një plan të zhvillimit të strehimit, gjithashtu të rrugëve, infrastrukturës dhe institucioneve publike për palestinezët e Jeruzalemit Lindor.
Muajin e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi dëshirën e tij për të ndërtuar mijëra njësi banimi në vendbamimet izraelite të Jeruzalemit Lindor.
Izraeli, nga ana e tij, shkatërron shpesh shtëpi palestineze të ndërtuara pa leje./ATSH/
/Shqiptarja.com