/ATSH-ANSA/ - Qëndrimi im nuk ka ndryshuar, pasi unë vazhdoj të mbështes idenë e dy shteteve dhe dy popujve, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu.
"Mbështes këtë ide", deklaroi Netanyahu, pas takimit me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kjo e fundit ndodhet në Izrael dhe u takua edhe me presidentin palestinez, Mahmud Abas, për rifillimin e procesit të paqes izraelito-palestinez.
"Favorizoj një shtet palestinez të çmilitarizuar që njeh shtetin hebre", theksoi Netanyahu.