TEL AVIV, 22 mars /ATSH-ANSA/ - Ambasadori amerikan në Izrael, Dan Shapiro akuzoi sot kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se ka krijuar konfuzion kur ditët e fundit ka bërë deklarata kontradiktore për përkushtimin e tij lidhur me zgjidhjen e ashtuquajtur Dy Shtete (Izrael dhe Palestinë - shën. përkth.), pavarësisht se ato i siguruan fitoren e zgjedhjeve.
"Pyesim cila është politika e vërtetë e Izraelit?", tha Shapiro për radio Jeruzelamin.
Shapiro pranoi se deklarata e Netanyahut, i cili në prag të zgjedhjeve parlamentare siguroi se do të ndalonte krijimin e një shteti palestinez, shqetësuan SHBA-në.
Më pas, Netanyahu tha se deklarata e tij kishte lidhje vetëm me situatën aktuale.
"SHBA mendon se ekzistenca e dy shteteve është e vetmja zgjidhje. Tashmë, na duhet të ndërmarrim hapa të tjerë për të realizuar këtë objektiv", theksoi Shapiro./ a.jor.