Hassan Nasrallah, lideri i organizatës ushtarake Hezbollah, deklarohet i vrarë
Pas disa orësh heshtje, më në fund duket se edhe Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të saj prej tre dekadash, Hassan Nasrallah.
“Sajid Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë të 30 viteve të fundit!”
Kështu tha televizioni Al Manar i Hezbollahut, i cili ka zhvendosur studiot e improvizuara pas bombardimeve të mbrëmjes së djeshme në Bejrut të Izraelit, ndaj bunkerit ku fshihej edhe kreu i organizatës.
Mediat ndërkombëtare transmetuan se Hezbollahu ishte në zi dhe TV i organizatës po transmeton vargje nga Kurani.
“Hezbollahu është në zi dhe televizioni Al Manar ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe tani ka filluar të transmetojë vargje të kënduara nga Kurani, siç është traditë në këto raste për shkak të zhdukjes së liderëve të rëndësishëm politiko-fetarë”, shkruan “La Repubblica”.
IDF izraelite tha sot se ka vrarë pjesën më të madhe të zinxhirit komandues të Hezbollah, kurse Irani ka premtuar hakmarrje dhe “përgjigje të dhimbshme”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! TV i grupit militant libanez e pohon: Iu bashkua dëshmorëve! Izraeli bombardime në Bejrut
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.1%
-
Të gabuar
41.1%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në New York: Terroristët kanë monumentet e tyre, 11 shtatori, 7 tetori… Por kurrë nuk duhet të kenë fitoret e tyre (Fjalimi i plotë)
28 Shtator, 11:48
-
Tre dekada në krye të Hezbollah dhe ‘fantazmë’ për Izraelin, kush është Hassan Nasrallah! Shkollimi, jeta në bunker, lidhjet me Iranin dhe fiksimi për sigurinë
28 Shtator, 11:28
-
Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! TV i grupit militant libanez e pohon: Iu bashkua dëshmorëve! Izraeli bombardime në Bejrut
28 Shtator, 07:34
-
Konflikti Izrael-Liban/ Eksperti: Pritet një konflikt tokësor! Duket përsëritje e historisë, paqja duke larg
27 Shtator, 20:51
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri
27 Shtator, 15:27
-
Lufta Izrael-Hamas, 700 të vdekur që nga e hëna në Liban! SHBA dhe Franca apel për armëpushim, Netanyahu s'pranon! Vritet lideri i dronit të Hezbollahut
27 Shtator, 07:36
-
I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin! Ngriti kompani në Bullgari, rezulton i zhdukur që pas sulmit
26 Shtator, 20:53
-
Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun
26 Shtator, 15:12
-
Sa është dobësuar Hezbollahu pas sulmeve izraelite?
26 Shtator, 08:10
-
SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Shtator, 07:23
-
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
25 Shtator, 22:20