Dorian Teliti nga Partia Demokratike i ftuar në Report Tv foli për protestën e sotme të opozitës në Tiranë. Ai thotë se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre: qeveria teknike. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Teliti u ndal edhe tek incidenti me deputetin Agron Gjekmarkaj i cili humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë përplasjve që bashkë me protetsueist kishin me efektivët.
Por, Teliti dhe PD pretendojnë se Gjekmarkaj është dhunuar nga Policia, edhe pse kjo e fundit e quajti një gënjeshtër.
“Ne protestojmë para kryeministrisë, para bashkisë, në çdo aks. Janë dy gjëra të ndara protesta kundër Ramës dhe Bashkisë, largimi i Ramës nuk do të thotë largimi i Veliajt. Dhe protesta kundër Veliajt nuk do të thotë largimi i Ramës. Ne protestojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të barabarta. Kjo është beteja që kemi për 11 majin. Çfarë e prek Veliajn nëse ikën Rama, qëndron po në zyrën e vet. Protesta do përfundojë kur të arrihet qëllimi. Qëllimi ynë përfundimtar ende nuk është realizuar. Po, jemi në rrugën e duhur. Ende nuk e kemi realizuar se jam vijon ende të jetë në detyrë.
Gjekmarkaj është dhunuar nga policia, ka përfunduar pa ndjenja, është shtruar te Trauma. Nuk është një goditje e lehtë. Policia mund të mohojë çdo gjë. Edi Rama ka mohuar edhe që Shqipëria u kanbizua. Ne dimë realitetin”, tha Teliti.
Nga ana tjetër, gazetari Arbër Hitaj ironizoi Telitin duke thënë se PD mund ta quajë edhe një atentat të organizuar nga Rama, por nuk ishte i tillë.
"Mund të themi edhe që ishte antantat i organizuar nga Rama, por nuk ishte i tillë. Gjekmarkaj është rrëzuar, ka humbur ndjenja dhe në rrëmujë e sipër ka thënë vetë Balliu që është shkelur nga protestuesit. Fillimisht u tha që ishte goditur, pastaj u shkel nga protestuesit. Ne mund të themi shumë skenarë, por real është ky që Gjekmarkaj pati një gjendje të fikti. I uroj shërim të shpejtë”, tha Hitaj.
Analisti Ben Andoni theksin e vë tek alternativa të reja politike, duke thënë se PD dhe PS nuk janë më ofertë.
“PD e ka mbyllur misionin, Shqipëria ka nevojë për alternativa të reja politike, të majtës moderne dhe të djathtës moderne. Nuk janë më PS dhe PD. Ju sajoni, Rama qeverisjen po e bën me sajime, Shqipëria ka nevojë për objektiva”, tha Andoni.