Temperaturat e ulëta kanë sjellë bojkotimin e mësimit nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare Martin Trushi në Stajkë në Vaun e Dejës në Shkodër. Shkak për bojkotin është bërë mosvënia në punë e kaldajës në këtë shkollë. Mësohet se kaldaja nuk është vënë në punë pasi trefazori nuk ka qenë i lidhur. Në këtë shkollë zhvillojnë mësim rreth 140 fëmijë.
Report Tv mëson se kanë qenë prindërit ata që nuk kanë lejuar që fëmijët të shkojnë sot në shkollë. Prindërit i kanë dërguar një shkresë bashkisë ku kërkojnë që të ndizen kaldajat dhe ngrohja të mos bëhet me gaz sic ndodh aktualisht, pasi këto bombola jashtë jashtë cdo kriteri sigurie dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve. Ndërkohë mësohet se Bashkia Vau i Dejës i ka dërguar një shkresë OSHEE, për lidhjen e trefazorit që vë në punë kaldajen, edhe pse një shqetësim i tillë nuk është ngritur më parë nga drejtoria e shkollës.
Dua të falenderoj drejtorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi patur.bashkia e Vaut të Dejës ka në prioritet problemin e arsimit. Pamjet flasin vetë, është një nga shqetësimet e drejta. Kjo punë e prapambetur është më shumë në anën teknike sesa proceduriale. Është bërë kërkesa tek OSHEE. Siguroj prindërit që deri nesër kaldaja do të jetë në punë. Ngrohja s’ka munguar, është bërë furnizimi në muajin dhjetor. Është e vetmja shkollë që e ka ngrohjen me kaldaja. Është një model për ne.
Zef Hila, Kreu i Bashkisë Vau i Dejes
Shkresa që prindërit i kanë dërguar bashkisë ku kërkojnë vënien në punë të kaldajave
Një reagim për këtë situatë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, thotë se do të bëhet furnizimi me energji elektrike për kaldajën." Në lidhje me rastin e shkollës ju sqaroj se është aplikuar pranë zyrave tona të KNK nga subjekti për shtesë fuqie me numër aplikimi 1237137, datë 27/12/2018 dhe akoma nuk është bërë pagesa nga instuticioni për këtë, është brenda afateve pasi llogariten edhe ditët e pushimit sot do të behet furnizimi i objektit me kabull 3 fazor dhe do t'i vendoset edhe matësi 3 fazor sapo të bëhet edhe pagesa e preventivit".