FIER- Një person ka rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë vënë në hetim pasi dyshohet se shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.
35-vjeçarit Marjus Dane, i cili është arrestuar, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu i janë gjetur doza kanabisi me vete, si edhe në banesë.
Po ashtu, edhe dy tjerëve në hetim, Adriatik Malko,43 vjeç, dhe Arben Yzeiri, 48 vjeç, u janë gjetur doza kanabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komento