Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së çështjen ndaj 10 personave të akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

Të pandehurit që janë pjesë e kësaj dosjeje janë ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari dhe 9 persona të tjerë, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Flutura Çekrezi, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Gëzim Mingaj, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali.

Në dhjetor 2021, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”, vendim që u la në fuqi në shtator të vitit 2022 edhe nga Apeli i GJKKO-së.

SPAK i akuzoi se, përmes ndryshimit të kushteve dhe kritereve të tenderit, kanë favorizuar një prej kompanive garuese.

Hetimet zbuluan se tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.