Tenderi i rikonstruksionit të 4 komisariateve, shtyhet seanca paraprake për Plarent Ndrecën

Tenderi i rikonstruksionit të 4 komisariateve, shtyhet seanca paraprake për Plarent Ndrecën

Plarent Ndreca

TIRANË - Shtyhet seanca paraprake për Plarent Ndrecën lidhur me tenderin e rikonstruksionit të 4 komisariateve, gjatë kohës kur punonte si sekretar në Ministrinë e Brendshme, raporton gazetarja Keti Banushi.

Shkak u bë mungesa e 2 avokatëve. Seanca e radhës u la për në datën 26 dhjetor ora 13:00. Deputeti socialist Plarent Ndreca nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokati.

Ndreca u mor i pandehur më 25 Tetor, ndërsa dosja u dorëzua në GJKKO më 25 nëntor 2024.

Procedimi është i vitit 2021, me objektin “Konkurs Projektimi”, i zhvilluar në dy faza dhe “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, në vitin 2019.

Deputeti së bashku me disa ish-zyrtarë akuzohen se ndryshuan fondin, pasi nuk e kishin në dispozicion, ku nga 4 Komisariate kaluan vetëm dy, duke favorizuar në fitimin e tenderit kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun