Tenderi, Korca kërkon pushkë për 
qentë rrugaç, revoltohen animalistët

Tenderi, Korca kërkon pushkë për <br />qentë rrugaç, revoltohen animalistët
KORÇË – Tenderi për blerjen e një pushke për eliminimin e qenve të rrugës nga Bashkia e Korçës ka revoltuar grupin e animalistëve “ Animal Rescue Albania” të cilët i janë drejtuar me një letër publike kryebashkiakut të këtij qyteti për t’i dhënë fund këtyre akteve makabre, siç ata cilësojnë vrasjen e qenve.
 
Në faqen zyrtare të këtij grupi vullnetarësh në rrjetin social Facebook është publikuar edhe  blerja që kërkon të bëjë Bashkia, ku ttek objekti i prokurimit shkruhet “blerje pushke” ndërsa në përshkrim thuhet “blerje pushke për eliminimin e qenve rrugaçë”.
 
bashkia korce qen

“Bashkia në prag zgjedhjesh ka intensifikuar fushatën për eliminimin e tyre duke blere dhe një pushke e duke dal për gjah ne qytet. E patolerueshme në ditët e sotme ndaj miq kafshëdashës kudo që jeni lutemi të reagojmë duke treguar që ne jemi një komunitet që duhet dëgjuar, e që nuk jemi aq pak sa mund të mendohet”, bën thirrje Animal Rescue Albania
 
Në letrën publike për bashkinë Korçë animalistët theksojnë se me këtë veprim shkelet ligji “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”.
 
Letra publike drejtuar Bashkisë së Korçës
 
Zoti kryetar i Bashkise Korçë,
Jemi vënë në dijeni qe punonjesit e Bashkise kane ndermare një fushatë ne qytetin e Korces për asgjësimin e kafshëve të rrugës me metoda barbare. I janë vënë nga prapa qenushëve të pambrojtur sikur të ishin e vetmja e keqe ne atë qytet. Nuk mjafton helmimi sistematik që u bëhet nga punonjësit e Bashkisë këtyre të gjorëve qëfaji i vetëm është se kanë lindur në këtë vend, por tashmë Bashkia ka hapur dhe një tender për blerjen e një pushke për eleminimin e qenve “rrugacë” sic i pëlqen ti quajë ajo. 

Shprehim pëbuzje të thellë per keto akte makabër, nga një bashki e një qyteti që e konsideron veten si djep i kulturës në Shqipëri. 

Ju kujtojmë se këto veprime janë jo vetëm në kundërshtim me ligjin “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” por përbëjnë shpërdorim të detyrës nga të gjithë punonjësit dhe titullarët e përfshirë në këtë aktivitet.
Eleminimi i kafshëve të pastreha nuk është zgjidhja e duhur, dhe kurrsesi zgjidhja ligjore. Eshtë e patolerueshme që në ditët e sotme – një autoritet lokal i një qyteti si Korca, të bëjë eleminimin e kafshëve të rrugës në një mënyrë kaq çnjerëzore, që shkakton vdekje të ngadaltë e shumë të dhimbshme tek qentë e pastrehë.
 
Ky akt është simbolizmi i dhunës së përhershme ndaj qënieve të pambrojtura, që shumë lehtë tejçohet tek njerëzit. 

Ndaj ju kërkojmë në përputhje me ligjin të ndaloni menjëherë vrasjen e kafshëve me garancinë që një veprim i tillë nuk do të përsëritet më, duke reaguar publikisht lidhur me këtë cështje.Gjithashtu, të angazhoheni në zgjidhje ligjore për sterilizimin e kafshëve të rrugës, si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për menaxhimin e këtij problemi.
Nëse i merrni këto akte në prag të zgjedhjeve duke menduar se po fitoni simpatinë apo votën e disa qytetarëve, reagimi ynë shpresojmë tju bëj të reflektoni për efektet e veprimeve tuaja, duke mbajtur në konsideratë se komuniteti kafshëdashës në Korcë dhe në Shqipëri, dhe pse ndoshta nuk duket është i madh dhe i konsiderueshëm.
 
Gjithashtu me këto veprime po vazhdoni të cënoni imazhin e qytetit tuaj, si brenda po dhe jashtë vendit, e na lini tu kujtojmë, që nuk është hera e parë që i lyen duart me gjakun e të pambrojturëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim