Hetimet e prokurorisë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit kanë avancuar me bllokimin e llogarive bankare të kompanisë “Marsi&Al” e cila së bashku me pronarin G. T. dhe administratorin M.T. janë vënë nën hetim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha financiare” dhe “Falsifikimit të dokumentave”. Mësohet se ka qënë prokurorja Antoneta Sevdarasi ajo që i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë gjykatës së kryeqytetit duke kërkuar prej kësaj të fundit që të vendosë sekuestro prenvetive për llogaritë bankare të kompanisë “Mars & Al” dhe kompanisë turke “Yakupoglu Tekstil ve Deri SAN.TIC.A.S”.Janë pikërisht këto dy kompani që në mujin shkurt 2016 fiton tenderin 800 mijë euro për të dizenjuar dhe qepur uniformat e reja të Policisë së Shtetit.Këto dy kompani kishin përpiluar dokumentacionin se uniformat do të qepeshin në Turqi, por që në fakt ato janë qepur në Durrës dhe Tiranë.
Ministria bëri pagesën
Ajo që e bën më të rëndë këtë skandal është se dy kompanitë fituese të tenderit kanë përdorur materiale jo cilësore, dhe tepër të dëmtueshme nga kushtet atmosferikë. Veç llogarisë, prokuroria ka kërkuar edhe skuestrimi i dosjes së kompanisë pranë Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve, me dyshimin e dorëzimit pranë qkr të shkresave të falsifikuara. Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme t’i vërë në dispozicion të gjithë dosjen për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Kontratën mes policisë dhe kompanisë shqiptaro-turke si dhe letër-këmbimet shkresore mes tyre.Ndërkohë që pak ditë më parë prokuroria sekuestroi një faturë financiare prej mbi 220 milion lekëkësh të reja të paguar nga ministria e Brendshme për llogari të dy kompanive që kishin fituar tenderin.Për momentin, policia e Shtetit ka deklaruar se kjo kontratë është pezulluar dhe se tashmë nuk po zbatohet. Hetimet për këtë çështje kanë disa muaj pasi “Shqiptarja.com” botoi një artikull që fliste për tenderin 800 mijë euro të uniformave të reja të Policisë së Shtetit.
Po kush janë personat fitues
Megjithëse në garë për të marrë tenderin mbi 1 miliard lekë të veshmbathjeve të Policisë së Shtetit, ka hyrë kompania turke “Yakupoglu Tekstil ve Deri SAN.TIC.A.S” e njohur për dizanjimin dhe qepjen e uniformave ushtarake, kjo kompani ka pasur në krah kompaninë Shqiptare “Marsi&Al”. Kjo e fundit që prej qershorit të 2014 administrohet nga biznesmeni 30-vjeçar G. T..“Marsi&Al”, është rregjistruar në QKR në mars të 2012, ndërkohë ish-administratorja Engjellushe Disha, ka vendosur të shesë aksionet e rrobaqepsisë në 20 qershor të 2014, tek 30-vjeçari me orgjinë nga Shkodra G. T.. T., vijon aktivitetin e tij tregtar, ndërkohë 1 vit e 5 muaj nga dita e blerjes së biznesit, ka arritur të fitojë tenderin e ministrisë së Brendshme për qepjen e 27 mijë e 900 copë veshmbathjeve të efektivave të Policisë së Shtetit. T. dhe ortakët e tij turq mësohet se të kenë nënshkruar dhe kontratët me Ministrisë, duke filluar nga puna për prodhimin në seri të këtyre uniforma që shihni në foto, të cilat janë shpërndarë në të gjithë efektivët e policisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











