PD, pavarësisht se është në opozitë dhe me një numër shumë të limituar deputetësh, nuk është unike në qëndrimin e saj. Grupet dhe klanet brenda kësaj partie vijojnë me të njejtin intensitet përballjen e nëndheshme me njëri tjerin, aq nuk ngurrojnë dhe të shfaqin “helmin” e tyre dhe në publik. Janë 3 grupe të fuqishme që dominojnë jetën politike të PD, ndërsa grupi i katërt është në gjendje latente më shumë e shërben si “enë komunikimi” me grupet e tjera në funksion të një ekuilibri të brishtë në PD.
GRUPI I BASHES
Grupi i kryetarit të PD mbetet grupi më i fuqishëm dhe ka në përbërjen e tij dhe njerëz që kanë mbështetur ish-kreun demokrat Berisha ndër vite. Ky grup është dhe më i konsoliduari dhe është i përbërë nga pjesa më e madhe e kryesisë së PD, Këshillit Kombëtar e grupit parlamentar. Në përbërje të këtij grupi janë ish-kryetari i PD dhe ish-kreu i qeverisë Sali Berisha, kryetari i PD për Tiranën Aldo Bumçi, kryetari i komanduar i grupit të PD Edi Paloka, por dhe nënkryetari e sekretari i grupit të PD, përkatësisht ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ish-nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Por dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe një sërë figurash të tjera të konsoliduara, duke bërë në këtë mënyrë dominancën drejtuese deri më tani, ndoshta dhe falë mbështetjes së Berishës.
GRUPI I OLLDASHIT
Përjashtuar ish-nënkryetarin Astrit Patozi, kandidatin përballë Bashës dhe anëtarin e kryesisë Sokol Olldashi, por dhe ish-kreun e PD të Durrësit Igli Cara, i cili si “Lin Biao” dikur në Kinë, u shkarkua në ajër me një telefonatë të një anëtari të kupolës blu, këtij grupi kanë nisur ti shtohen dhe të tjerë. Që s’rreshtin së kritikuari qëndrimet e kryetarit Basha. Kështu falë pozicionimeve të forta në grup, Kuvend e media, grupit të Olldashit i është bashkuar dhe deputetja e anëtarja e kryesisë Mesila Doda, por dhe deputetë dhe anëtarë forumesh që e mbështesin heshturazi.
GRUPI TOPALLI- BODE
Një grup i zgjeruar brenda PD përsa i përket përbërjes është grupi i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli e cila është në të njëjtën gjatësi vale me ish-kreun e Financave Ritvan Bode, aq sa quhet dhe grupi Topalli-Bode. Ka dhe figura të spikatura të PD si ajo e ish-kryetarit të komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali, njëherësh anëtar kryesise dhe sekretar zgjedhor në PD, ish-kreu i komisionit të Jashtëm, anëtar kryesie, Fatos Beja, personalitete të tjera si Leonard Demi që janë shprehur kundër mënyrës së zgjedhjes së lidershipit e për më tepër sjelljes politike të tij.
GRUPI I NDERMJETEM
Ky grup brenda PD është i përberë kryesisht nga njerëz që nuk kanë probleme me asnjërin nga grupet kundërshtare brenda PD por që kanë menduar të operojnë mes tyre, duke dhënë mbështetje provizore dhe duke u bashkuar në të njejtën pikë, atë të pasjes si lider të përhershëm Sali Berishën, ish-kreun e PD. Në këtë grup janë ish—prefekti Keltis Kruja, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, deputetët Dashnor Sula, Arben Imami e ish-socialisti
Kastriot Islami si dhe sekretari i marrëdhënieve me publikun Ferdinant Xhaferraj. Pikërisht këto konfigurime të reja grupimesh brenda PD pritet të sjellin jo pak probleme në ringritjen e saj përballë të majtës së bashkuar në qeverisje.
Grupet
Janë 3 grupe të fuqishme që dominojnë jetën politike të PD, ndërsa grupi i katërt është në gjendje latente më shumë e shërben si “enë komunikimi” me grupet e tjera në funksion të një ekuilibri të brishtë në PD.
GRUPET E KONTURUARA NE PD
Grupi i Bashës
Sali Berisha
Jorida Tabaku
Edi Paloka
Oerd Bylykbashi
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Florjon Mima
Myqerem Tafaj
Tritan Shehu
Lajla Përnaska
Genc Pollo
Albana Vokshi
Gent Strazimiri
Eduard Halimi
Genc Ruli
Eduard Selami
Ardian Turku
Luçiano Boçi
Arben Ristani
Enkelejd Alibeaj
Ndriçim Babasi
Albina Deda
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Gjovalin Bzheta
Grupi i Topallit
Ritvan Bode
Edmond Spaho
Arenca Trashani
Viktor Gumi
Ilir Rusmali
Fatos Hoxha
Sherefedin Shehu
Astrit Bushati
Ramiz Çobaj
Paulina Hoti
Grupi i Olldashit
Mesila Doda
Ilir Bano
Astrit Patozi
Vasillaq Ngresi
Jemin Gjana
Osman Metalla
Fatos Beja
Ismail Hoxha
Grupi i ndërmjetëm
Flamur Noka
Keltis Kruja
Dashnor Sula
Arben Imami
Kastriot Islami
Ferdinant Xhaferraj
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)