Deputeti i PDK i ashpër me Kurtin: Bën si hero, i ka shpallur luftë ndërkombëtarëve! Eksperti: Vuçiç në të njëjtin linjë me Moskën

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç ka ashpërsuar retorikën në raport me Kosovën, ndërsa sot doli me 7 kërkesa si parakushte për dialogun. Deputeti i PDK, Hisen Berisha për Report Tv komentoi deklaratën e Aleksandër Vuçiç, duke thënë se lajmi që qarkulloi për ‘pushtimin e Kosovës’ është thjesht një shaka e radhës. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Berisha tha se qëllimi i Vuçiç është që para popullit të duket si mbrojtës i serbëve.

“Tendenca e tij sot ishte që para popullit të vet të dalë si mbrojtës, të portretizohet si mbrojtës i botës serbe, të drejtave të serbëve dhe të tërheqë vëmendjen tyre. E gjithë ajo bujë për daljen e tij, ishte për të realizuar këtë duke thënë së pari se e shpalli Kosovën si territor të okupuar, jo se do ta okupojë ai. Kosova është një shtet që ka luftuar kundër regjimit të Millosheviçit, e kanë fituar lirinë edhe me mbështetjen e aleatëve. Okupimi i Kosovës nga Vuçiç është shaka e radhës, nuk besoj se është çmend aq shumë saqë të pretendojë sulmin ndaj Kosovës”, tha Hiseni në Report Tv.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në Report se çdo përpjekje për të përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës duhet trajtuar me seriozitet. Ai tha se veprimet e Serbisë janë të koordinuara me Moskën.

“Çdo përpjekje për të eskaluar situatën e sigurisë duhet të trajtohet me seriozitet, duket se këto veprime të Serbisë janë të koordinuara me Moskën, dje kishim deklarimin e ministrit të jashtëm të Rusisë se po bëhet spastrim etnik në Kosovë. Këto deklarime janë për të justifikuar veprimet e tyre siç janë protestat, veprimet për eskalim të situatës, si edhe të paralajmërojë BE që zhvillimet që janë në Rusi dhe Lindje të mesme të barten në Ballkan”, u shpreh Elezi.

Deputeti i PDK kritikoi ashpër qeverinë e Kurtit, duke thënë se po i shpallin luftë ndërkombëtarëve me veprimet që kanë marrë pa konsultimin e tyre. Hiseni tha se Albin Kurti po sillet hero, por sipas tij skenari i qeverisë së tij në dëm të Kosovës, integritetit dhe sovranitet të saj.

"Sa i përket kërkesave të sotme dhe qëndrimeve që po mban lidershipi ynë duke treguar patriotin. Kjo është një klasë e mjeruar politike dhe është pjesë e një skenari në dëm të Kosovës, integritetit dhe sovranitet të saj. Në veri ka forca që po e garantojnë këtë stabilitet edhe pse është tepër i brishtë. Loja e qeverisë dhe kryeministrit, duke bërë heroin, apo shpallur luftë parterëve ndërkombëtarë me veprime poltike, që të gjitha janë diskutuar. Mos të harrojmë se kur janë bërë veprime për shtrirje të shtetit në atë pjesë të territorit i kemi pas në krah edhe partnerët ndërkombëtarë:, tha Hiseni. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë