Tensionet në Kosovë, Berisha kërcënon Vuçiç: Nëse ka përshkallëzim të situatës shqiptarët do reagojnë si komb, mos mbaj shpresa te vasali Rama

Tensionet në Kosovë, Berisha kërcënon Vuçiç: Nëse ka përshkallëzim të situatës shqiptarët do reagojnë si komb, mos mbaj shpresa te vasali Rama

1667913986_WhatsAppImage20221108at14.23.481.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar tensionet në veri të Kosovës. Berisha tha se largimi i Listës Serbe është nxitur nga Beogradi. Berisha tha se dënon ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.

Sipas tij, nëse do të ketë përshkallëzim të situatës të gjithë shqiptarët do të reagojnë si komb i tërë. Një ‘mesazh kërcënues’ e pati për presidentin serb Aleksandëe Vuçiç, të cilit i tha të mos mbajë shpresë tek vasali i tij Edi Rama.

“Dje zëdhënësi i Kremlinit reagoi hapur dhe fajësoi Kosovën për krizën e krijuar nga Vuçiç dhe Putin në rajon. Manipulimin me zyrtarët serbë, largimin e tyre nga institucionet, vendosjen e bandave serbo ruse dhe futja e armatimeve, të gjitha këto si pretekst, vullnetin e qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjin. Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën. Ndaj edhe unë dua ti shpreh solidaritetin e plotë në emër të PD qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve. Dënoj forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës, përpjekjen e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë.

Përshëndes qëndrimin e NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Se Putin dhe Vuçiç janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re. Serbia e mban konfliktin e varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Paralajmërimet e NATO-s uroj që të mos imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilzim në Kosovës pasi ndëshkimi do jetë i rëndë.

Qëndrimet e Edi Ramës se në të gjitha këto acarime, të situatës midis Serbisë dhe Kosovës, Beogradi ka patur direk mbështetjen e Edi Ramës, Beogradi është ndjerë më komod dhe më i sigurt me kërcënimet dhe projektet e tij pasi me vasalin e tij Edi Ramën e ka vënë Kosovën në një darë armiqësore.

Pseudo reagimi i tij ndaj një sherri jo të vogël. Edhe ky pseudo reagim tepër i vonuar. Megjithatë dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do reagojnë si kombi vetëm dhe të mos llogarisë asgjë të vasali tij në Tiranë Edi Rama pasi shqiptarët e kanë të qartë që ai përfaqëson një vegël të tij, tradhtar të kombit shqiptar”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2023/ Berisha: Rama e vodhi pa e votuar! Tensionet në Kosovë? Ish-kryeministri 'kërcënon' Vuçiç: Mos i mbaj shpresat te vasali jot, Rama


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar