Buxheti 2023/ Berisha: Rama e vodhi pa e votuar! Tensionet në Kosovë? Ish-kryeministri 'kërcënon' Vuçiç: Mos i mbaj shpresat te vasali jot, Rama

TIRANË- Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2023 ka qenë fokusi i fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen me Grupin e PD. Berisha tha se buxheti 2023 është vjedhur nga qeveria ende pa shkuar në Kuvend për t’u votuar. Ai tha se qytetarët prej 9 vitesh shohin më pak punë që bëhen në interes të tyre.

Sipas tij, pjesa më e madhe e buxhetit vidhet nga Rama dhe ministrat e tij, ndërsa tha se në 7 vite kanë marrë 8.2 mln lekë nga taksat e shqiptarëve.

“Për çdo vend debati më i rëndësishmi është debati për buxhetin. Për Shqipërinë kjo nuk ndodh për dy arsye. Arsyeja e parë është se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet pasi sic kanë faktuar zhvillimet në mënyrë të veçantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat 8.2 mld euro. Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi tjetër, se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur. Por vjedhja me buxhetin është vjedhje e dyfishtë. Në një anë vidhen fondet dhe shpërdorohen dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9, shohin punë publike më të pakta se sa të një viti buxhetore”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit të Rithemelimit, Luçiano Boçi tha buxheti i vitit 2023 nuk parashikon mbështetje për shqiptarët, por godet biznesin e vogël, shëndetësinë e arsimin. Boçi tha se kur të mbahet në Kuvend seanca për votimin e buxhetit do e kundërshtojnë me argumente.

“Buxhet që nuk garanton asgjë për shqiptarët, që godet biznesin, arsimin, shëndetësinë, varfëron shqiptarët. Seanca e sjelljes s ë buxhetit në parlament është ndër më të rëndësishmet. Në si grup parlamentar do shprehim kundërshtitë tona me argumente në Kuvend, si edhe me sugjerime”, tha Boçi.

Një koment Berisha e pati edhe për tensionet në Kosovë, ku kërcënoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se nëse do të ketë një përshkallëzim të situatës shqiptarët do të reagojnë si komb, ndërsa e paralajmëroi Vuçiç që të mos mbajë shpresë te vasali i tij Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Tensionet në Kosovë, Berisha kërcënon Vuçiç: Nëse ka përshkallëzim të situatës shqiptarët do reagojnë si komb, mos mbaj shpresa te vasali Rama

1667913986_WhatsAppImage20221108at14.23.481.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar tensionet në veri të Kosovës. Berisha tha se largimi i Listës Serbe është nxitur nga Beogradi. Berisha tha se dënon ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.

Sipas tij, nëse do të ketë përshkallëzim të situatës të gjithë shqiptarët do të reagojnë si komb i tërë. Një ‘mesazh kërcënues’ e pati për presidentin serb Aleksandëe Vuçiç, të cilit i tha të mos mbajë shpresë tek vasali i tij Edi Rama.

“Dje zëdhënësi i Kremlinit reagoi hapur dhe fajësoi Kosovën për krizën e krijuar nga Vuçiç dhe Putin në rajon. Manipulimin me zyrtarët serbë, largimin e tyre nga institucionet, vendosjen e bandave serbo ruse dhe futja e armatimeve, të gjitha këto si pretekst, vullnetin e qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjin. Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën. Ndaj edhe unë dua ti shpreh solidaritetin e plotë në emër të PD qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve. Dënoj forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës, përpjekjen e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë.

Përshëndes qëndrimin e NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Se Putin dhe Vuçiç janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re. Serbia e mban konfliktin e varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Paralajmërimet e NATO-s uroj që të mos imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilzim në Kosovës pasi ndëshkimi do jetë i rëndë.

Qëndrimet e Edi Ramës se në të gjitha këto acarime, të situatës midis Serbisë dhe Kosovës, Beogradi ka patur direk mbështetjen e Edi Ramës, Beogradi është ndjerë më komod dhe më i sigurt me kërcënimet dhe projektet e tij pasi me vasalin e tij Edi Ramën e ka vënë Kosovën në një darë armiqësore.

Pseudo reagimi i tij ndaj një sherri jo të vogël. Edhe ky pseudo reagim tepër i vonuar. Megjithatë dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do reagojnë si kombi vetëm dhe të mos llogarisë asgjë të vasali tij në Tiranë Edi Rama pasi shqiptarët e kanë të qartë që ai përfaqëson një vegël të tij, tradhtar të kombit shqiptar”, tha Berisha.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maria: 08/11/2022 19:22

    Ky te vret esht i tmerrshem

    Përgjigju
  • Besi: 08/11/2022 19:05

    Te kercenon dhe nje plak 78 vjec hahahah trembu vucic

    Përgjigju
  • Aldo: 08/11/2022 19:05

    Po ik more sali idioti se sje per gje ti o legen

    Përgjigju
  • Alban: 08/11/2022 18:45

    Mos ma vini re se kam lidhur trurin me zorren e trashe

    Përgjigju
  • Paul: 08/11/2022 18:43

    shpellar i qelbet,,,,pse kruhesh me serbine,,,pse ben si patriot kur ishe ti sali qe furnizove makinen e serbise me nafte ,,per krimet ne bosnje...a e ndjen veten fajtor pwr te vraret ne bosnje...

    Përgjigju
  • Joni: 08/11/2022 18:19

    Vetem ju te pd vidhni

    Përgjigju
  • Gysi: 08/11/2022 17:22

    Ai qe vjedh nkte vend vetem ti Berish je

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 08/11/2022 16:51

    Kur thotë mos mbaj shpresë te Rama e ka fjalën që Vuçiqi vetëm te Sala mund të shpresojë.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/11/2022 15:15

    Ky salihNonGrata po na "kërcënon" djalin e Millosheviqit??? Çfarë monstre i pashprese që vjen përqark si hiene. YYYYYYT mortje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë