Qëndrimin e Shqipërisë ndaj tensioneve në veri të Kosovës, për deputetin demokrat Salianji është i gabuar. Sipas tij, institucionet e Shqipërisë janë "shterp" për aq kohë sa nuk i qëndrojnë këto kohë të vështira pranë Kosovës. Salianji thotë se nuk mjafton një deklaratë e Ramës për t'i qëndruar pranë Kosovës ndërsa akuzon kryeministrin se është "vëllai" i Vuçiçit.
"Jemi në një situatë kritike në veriun e Kosovës. Dhe ne jemi Komisioni i Sigurisë, që deri më sot s'kemi bërë asnjë diskutim për këtë. Jemi në një situatë kur Putin po kontrollon presidentin e Serbisë për të destabilizuar Evropën.
Për të qenë të përgatitur ndërkohë që presidenti e kryeministrja që kërkojnë 1 mijë trupa në Kosovë, duhet të thërrasim drejtuesit e shërbimeve, ministrin e mbrojtjes për të diskutuar, për të marr informacion dhe për të kërkuar llogari nëse Shqipëria si gjendet sot Kosovës, atëherë më mirë mos ekzistojnë fare, institucione kot. Nuk shoh asnjë qëndrim nga Parlamenti për këtë çështje, as nga Komisioni i Sigurisë. Lërë Ramën ti se Rama është mbreti po ai e ka vëlla Vuçiçin. Ti duhet të dalësh vetë si gjeneral dhe të shkosh atje në front."- tha Salianji.
“BE të thërrasë urgjentisht tryezën e dialogut”- kjo ka qenë porosia e kryeministrit Rama i cili dënoi ashpërisht sulmet në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë u shpreh se rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu që vijon me komplikimin më tej të çdo gjëje.
Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhejtor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.
Mos flisni kot se Edi Rama gjithmone prane njerezve ne nevoje ka qene gjithmone
Përgjigjupo naften qe i shiti saliu apo
Përgjigju