Tensionet në veri të Kosovës, Tahiri nga AAK në ‘Real Story’: Kurti po bën qëndresë si adoleshent politik, po dëmton në themel ekzistencën e shtetit tonë

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë përshkallëzuar ditët e fundit, ndërsa ndërkombëtarët bëjnë thirrje për dialog ndërmjet palëve. Besnik Tahiri, kreu i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, thotë se duhet të shtyhet para marrëveshja e dakordësuar me të dyja palët, por shton ai Kurti e ka çuar situatën në një mikë kur jemi në një konflikt të ashpër mes Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas Tahirit, Kurti me veprimet e tij pres qëndrestari, duke qenë se ka një retorike shumë të mirë politike, po sillet si adoleshent politik, duke e çuar situatën në këtë pikë të tensionuar. Tahiri tha se i kanë kërkuar Kurtit, që mos të hyjë në kornizën e mirëorganizuar të sistemit serb dhe rus për të destabilizuar rajonin. Tahiri u shpreh se Albin Kurti po dëmton në themel ekzistencën e shtetit të Kosovës

‘Është përdorur ndihma e BE-së për të mundur që të përfshijë atë komitet. kemi një situatë ku komiteti serb nuk merr pjesë në zgjedhje. Kemi 4 kryetarë që kryeministri herë i quan me K të fortë e herë të butë me një legjitimitet të cunguar. Të shtyjmë para marrëveshjen e dakorduar, të ecim tutje në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kemi ardhur në një ngërç ku realisht Kosova është në një konflikt të ashpër mes Kosovës dhe SHBA-së. Kurrë Kosova nuk ka qenë e sanksionuar. Sot SHBA dhe bota perëndimorë ka një konflikt të hapur me Rusinë në Ukrainë.  Ajo që ne i kemi propozuar Kurtit është që të mos hyjë në një kornizë të mirëorganizuar të sistemit serb dhe rus për të destabilizuar rajonin.

Përgjegjësia me vendimet që janë marrë e kanë zhvendosur kursin e ndërmjetësimit nga SHBA me BE, në një konflikt ku ne kemi vendosur njësitë speciale. Njësitë speciale nuk rrinë në institucionet. Ne nuk mund të shkojmë me këtë situatë, sepse dëmtojmë Kosovën shumë. Albin Kurti, po i ka fjalët të fuqishme, është më elokuent se të gjithë, por veprimin e qeverisë e ka pasur të një adoleshenti politik. Kabineti i tij është pa përvojë. Na ka sjellë në një situatë, ku po thonë dikush që më ndjek nga Korç, a është me Vuçiç apo me Kurtin?! Unë jam me të vërtetën, dëshmorët, ata që e kanë përzënë nga Kosova regjimin e Millosheviçit. Ne kemi shkruar dhe kemi lobuar me njohjet ndërkombëtare.’- tha Tahiri.

Tahiri thotë se anulimi i mbledhjes së dy qeverive , asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, shte një lajm vërtetë shumë i keq.

‘Një korpus i tërë ka punuar për të përgatitur nënshkrimin e marrëveshjeve dhe anulohet një ditë para.’- tha Tahiri.

Për analistin Mentor Nazakro, kjo gjë tregoi se nuk ka një stad të lartë në marrëdhëniet mes dy qeverive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
'Opozita në Kosovë të mos e lejë Kurtin violinë të parë', Minxhozi: Historia mes tij dhe Ramës nuk nis me zgjedhjet në veri

 

“Kurti si politikan është një njeri qe ka çmitizuar konceptin e luftës, ne mënyre krejtësisht negative”.

Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në “Real Story” në Report Tv, teksa shtoi se kryeministri i Kosovës ka ngritur një aparat propagandistik mbi fenomene negative dhe ka shpërfillur gjithë sa ka te bëjë me kontribute të gjeneratës së mëparshme.

Minxhozi shtoi se demarkacioni dhe taksa u menaxhuan në kanale politike, në mënyre diplomatike të pranueshme dhe pa këto shpërthimet që ka Kurti aktualisht ndaj SHBA e BE.

“Politika refraktare e Albin Kurtit, duke pretenduar te jete nacionaliste, po rezulton një politike e dëmshme sepse po krijon një situatën inkandeshente jo produktive, po e vendos Kosovën për balle Bliken, përballë amerikaneve. Kurti vijon një kurs të blerjes se kohës. Dialogun me Serbinë, qe e kishte ne vendin e gjashte i ka dale i parë” – tha Minxhozi.

Duke u ndalur tek tensionet në Veri, analisti tha se Kurti dhe Vuçiç po luajnë secili nga perspektiva e vet, në pikën e asociacionit.

“Kurti po hedh bomba tymuese, Vuçiç e di se pas asociacionit rruga për te është një malore e forte, nuk do këtë me ç’kushte t’i kërkojë Kosovës ne tryeze. Ne te dy anët e kufirit, kemi dy opozita shume te dobëta, dy pushtete qe janë te konsoliduar, por Kosova ka treguar se ka disa avantazhe, qe ne as i çojmë neper mend, duke nis nga zgjedhjet e përkohshme. Është momenti për te folur për linjën politike te Kurtit qe po prish Kosovën me te gjithë ata qe e kane krijuar dhe po e mbajnë si shtet” – deklaroi Minxhozi.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e Ramës me Kurtin si dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive. Për Skënder Minxhozin, Veriu dëmtoi një mbledhje që nuk lidhet drejtpërdrejtë me situatën.

“Historia mes Ramës e Kurtit, nuk nis me zgjedhjet ne veri, është një histori mospëlqimi e vjetër për fat te keq. Janë dy persona qe mes tyre kane konsumuar edhe një akt publik mospëlqimi përmes votës. Nuk eshte normale qe partitë ne Kosove te heshtin, dhe te lënë Kurtin si violine te pare. Mungesa e presionit qe ai ndjen është një gjë jo normale qe po ndodh. Nuk e shoh normale qe Rama te ulet me Vuçiç e krerët evropianë dhe te ndodhet ne te njëjtin kryeqytet, flet për një ngjarje qe i përket Kurtit dhe z.Kurti nuk e takon. Veriu dëmtoi edhe një mbledhje qe nuk lidhet drejtpërdrejtë me këtë situate. Ndaj është i rëndësishëm komunikimi mes liderëve. Sot me brengos se personi Rama nuk pëlqehet me personin Kurti, mendoj se është me shume personale mes te dyve. Janë te dy karaktere te forta, kane bindjet e veta te salduara ne vendet e veta” – tha Skënder Minxhozi në “Real Story”.

Ora 22:05
Drafti i Ramës për asociacionin në Kosovë, Tahiri: Nismë për të ndihmuar në de-eskalimin e situatës! Ta ndante edhe me partitë opozitare

 

Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së në Kosovë tha se nismën e kryeministrit Edi Rama për të propozuar një draft për qeverinë e Kosovës për asociacionin e komunave serbe në veri, e sheh si një veprim për të ndihmuar në de-eskalimin e situatën. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Tahiri tha se nuk e di përmbajtjen dhe se mirë do të ishte që t’ua kishte treguar edhe partive opozitare.

‘Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s nuk guxon me ju referuar një dokumenti me i dhënë pronësi dikujt tjetër pa qenë pronë e tyre. Edi Rama nuk mund të thotë se është i përpiluar nga amerikanë dhe Evropianë, pa qenë i përliuar nga ato. Reagimi i ambasadorit anglez tregoi se ata e pritën me një dozë të pozitivitetit. E para ne nuk e dimë përmbajtjen. Mund të kesh dispozita për të lehtësuar debatin. Kam parë një shqetësim dhe një veprim që do të lehtësonte situatën në Kosovë.  Është niveli shumë i ulët i komunikimit për tema serioze. Në rrethana kur ka kështu krize seni i parë është të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare po ashtu Edi Ramën për ti thënë çfarë po ndodh. Dy qeveritë nuk kanë komunikim. E kam parë veprimin e Ramës një veprim për të ndihmuar deesaklimin e situatës. E kam parë që ta nxjerrë Kosovë nga ky problem. Kryeministri duhet që ta ndante edhe me tre partitë opozitare në Kosovë. Marrëdhëniet mes dy kryeministrave është problematik. Refleksion që ka dashur të kalojë de-eskalojë situatën.’- tha Tahiri.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valter: 16/06/2023 08:30

    Partia e Tahirit me Haradinajne ka qene mbi 20 vite ne pushtet zyrtar a po kriminal ,me mire eshte te na tregon sa dhjetra miera hekter te Kosoves ka "blere" me 2-3 euro Haradinaj qe te blejme dhe ne..se sa me pallavrise ketu per Kosoven dhe Kurtin

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/06/2023 22:58

    Ta dhe…at gojë kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare