Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë. Ai ka thënë se e ka njoftuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për ndërhyrje të NATO-s.
“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV, raporton Koha.
Vuçiç ka theksuar se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, derisa ka përmendur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në Jarinjë.
“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tani e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.
Lajmi kryesor:
Tensione në veri të Kosovës, KFOR nis patrullimet! Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake nëse preken serbët! Këtë javë Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
23 Nëntor, 08:33
-
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
22 Nëntor, 20:53
-
Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia
22 Nëntor, 18:00
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35