Tentoi që të qëllonte Ramën më këpucë, lë qelinë Ilias Sketiraj, hetim në masën detyrim paraqitje

Tentoi që të qëllonte Ramën më këpucë, lë qelinë Ilias Sketiraj, hetim në masën detyrim paraqitje

Momenti kur Ilias Sketiraj u arrestua nga policia në 22 nëntor

TIRANE- Ilias Sketiraj, personi që tentoi të qëllojë kryeministrin Edi Rama me këpucë në spitalin e Traumës (lexo këtu) ka lënë qelinë pas plotësimit të masës 30 ditë në burg, ndërsa hetimi do të vijojë në detyrim paraqitje.

Pas protestës së dhunshme në datë 22 nëntor para parlamentit ku mbeti e plagosur efektivja Ina Nuka (lexo këtu) kryeministri Rama shkoi ta vizitonte te spitali i Traumës. Në momentin që kreu i qeverisë doli nga spitali, teksa po fliste për mediat, Sketiraj tentoi që ta qëllonte me këpucë. Gardistët ndërhynë për të mos lejuar që këpuca të kapte kryeministrin.

Ilias Sketiraj u arrestua pas ngjarjes, Shkalla e Parë (lexo këtu) vendosi 30 ditë burg, që u la në fuqi edhe nga Apeli, ndërsa sot doli nga burgu. Ilias Katiraj është banor i Unazës së Re, por që nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë