Tentoi të kalonte në Greqi 20 kg kanabis të fshehur në sediljen e makinës, arrestohet 25-vjeçari në Kakavijë! Nën hetime edhe 5 të huaj, gjatë kontrollit të makinave u kapën me 63 doza kanabis
Kanabisi i sekuestruar në Kakavijë
Një 25-vjeçar është arrestuar në Kakavijë pasi kishte fshehur në makinën e tij 20 kg kanabis. Në pranga ra Flavio Goxho, i cili po tentonte të shkonte në Greqi, por gjatë kontrollit të mjetit të tij tip 'Volvo' në vijën e dytë në sediljet e pasme të mjetit ishte krijuar një vend apostafat ku ishte fshehur droga. Kanabisi ishte e ndarë në 17 pako me peshë totale 20 kg.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.
Po ashtu gjatë kontrollit të mjeteve të tjera në Kakavijë që po linin vendin tonë për të shkuar në Greqi është nisur hetimi edhe ndaj 5 shtetasve të huaj, 3 gjerman dhe 2 francez.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë automjetin tip "Alfa Romeo" që drejtohej nga shtetasi V. K., 19 vjeç si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L., 18 vjeç dhe K. K., 19 vjeç (të tre shtetas gjerman), në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza kanabis.
Edhe gjatë një kontrolli të mjetit tip "Renault" me drejtues shtetasin H. D.., 32 vjeç dhe pasagjere shtetasen M. C., 40 vjeçe, (shtetas francez), u gjetën 33 doza kanabis.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Media skoceze: Shqiptarët shtëpi bari edhe në Skoci! Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund
4 Janar, 13:48
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40