Kapet me mbi 12 mijë euro në Rinas, 20-vjeçarja: Po ikja për 'shopping'! S'e dija që duhet t'i deklaroja

Eurot e sekuestruara

RINAS- Një 20-vjeçare është vënë në hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me mbi 12 mijë euro me vete.

Burime të sigurta i thanë Report Tv se 20-vjeçarja me inicialet I.K ka deklaruar përpara uniformave blu se nuk ka qenë në dijeni që duhet t'i deklaronte paratë e ndërsa është shprehur se i duheshin pasi do "ikte për shopping".

Ajo shoqërohej së bashku nga një shoqe. Edhe kjo e fundit kishte me vete rreth 9 mijë euro, por referuar ligjit shqiptar, nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t'i deklaruar. 20-vjeçarja do përballet me akuzën e “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi".

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekët nuk janë dakord me rritjen e pagës 40%, a kanë të drejtë?

Komento

Komente

  • joni: 18/02/2020 18:48

    ne raste te tilla shteti gjerman te gjobit me nje penalitet diku 4-5% mbi vleren e lejuar. pra ne rastin konkret duhet ti mbanin 5% te 2450 euro qe ithone diku ke 120 euro, dhe skishte as pse behej lajm, e as pse komentonin komunistet, dembelet, smirezinjt dhe barkboshet e ketij vendi... jo pse i gjeti jo ku i gjeti, jo pse i ka, jo hajt tja marrim, jo lavirja... etj etj

    Përgjigju
  • rama & lali fiku: 18/02/2020 08:11

    u kap peshku i madh.. o polici idiote ne cdo vend te botes heren e pare nuk sekuestrohen leket por vihet gjobe ne masen 5% te vleres mbi 10,000 euro...po keshtu eshte kur policia e pa afte e sander mafishes do te duket sikur ben detyren..

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/02/2020 20:16

    Mos u duket cudi sa here vij ne shqiperi, ndonese cmimet jane qesharake dhe sblej rroba, spaguaj hotel me shkon tek 7-8k usd muaji Po te shtoj hotelin ( pa pushime ne jug) bejeni llogarine vete. Sdihet per sa kohe ikin dhe ka shqiptare me mijera euro nje cante shikoni citjenat e rames apo cantat e deputeteve apo nuses se lali erit. Gjunah se nga shkonte se Po te kishin leke sdo e kishit lexuar lajmin. Leket e sajmir tahirit u liruan lol.

    Përgjigju
    • Ca thu o daku: 18/02/2020 07:10

      E paske haru shqipen o shok. pak ide dhe shume te ngatërruara.Kur sje i aftë te shtjellosh nje koncept ather me mire mos e bej

  • Toni Tirane: 17/02/2020 19:18

    Po kush eshte 20 vjecare ne Shqiperi apo edhe ne bote qe kane per te shpenzuar 20.000Euro?? Edhe ne Amerike te jesh jane teper te pakte. Ose ka prinderi te krimbur ne leke. Tani do ja konfiskojne per mosdeklarim.

    Përgjigju
    • Qeni kufinit: 18/02/2020 08:30

      Po nuk na e than ku do shkonin per shoping,ne Milano apo bruksel?

  • Adi: 17/02/2020 16:18

    Po ca shoping me 12 mij euro 20 vjece !

    Përgjigju
    • Lavatrice: 17/02/2020 20:02

      Sa bukur e ke thene o Tani!

    • Tani: 17/02/2020 17:41

      Rrecka..te blejne rrecka...jane te fiksuara pas plaçkave shqiptaret, sa dalin jashte koken ne dyqane te blejne rrecka...s ngopen kurre, sa me i zbrazet shpirti aq me e larte deshira per rrecka...



×

Lajmi i fundit

John

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë