Tentoi të vrasë Lulzim Berishën në 2005, ekstradohet nga Kosova Ahmet Ajeti

Ekstradohet nga Interpol Tirana një shtetas kosovar i dënuar me 20 vjet burg për "Vrasje me paramendim". Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë është ekstraduar. Ahmeti tentoi të vrasë në 2005-ën në një lokal në Durrës, Lulzim Berishën. Ngjarja e 13 viteve më parë ishte rrjedhë e përplasjes mes bandave në qytetin bregdetar. 

Ndaj Ajetit ka një dënim nga drejtësia shqiptare në vitin 2012 me 20 vite burg, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2016. 

Ngjarja e vitit 2005, çfarë ndodhi në Durrës

Personi që u ekstradua sot nga Kosova, Ahmet Ajeti, tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

Njoftimi i policisë dhe dinamika e ngjarjes: 

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Shtetasi Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale "Vrasje me paramendim", dhe “Armëmbajtje pa leje” .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar