Tentoi të vrasë të riun me thikë, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Tentoi të vrasë të riun me thikë, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

KUKËS- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Po ashtu policia ka vënë në hetim A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Plagosja e rëndë me dashje”. 

Ditën e djeshme (15 qershor), në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, E. K.

Si pasojë,  A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa i arrestuari E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Sekuestrohen 247.000 m2 prona në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara (EMRI)

Himarë/ Sekuestrohen 247.000 m2 prona në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara (EMRI)