PARIS-Një vajzë nga Franca, humbi ekuilibrin dhe për pasojë ra nga dritarja e apartamentit të saj, në tentativën për të kapur sinjalin e wireless-it në laptopin e saj.

25 vjeçarja nga Mentone, në kufi të Francës dhe Italisë, fatmirësisht jetonte në katin e parë të ndërtesës. Ajo kishte marrë në dorë laptopin e saj dhe po përpiqej që të kapte sinjalin e wireless -it nga dritarja e dhomës.

Ajo humbi ekuilibrin dhe e gjeti veten disa metra poshtë duke pësuar disa fraktura, por pa rrezik për jetën.

Fillimisht mjekët e klasifikuan "aventurën" e saj fatkeqe si tentativë vetvrasje, por ajo me gjysëm zëri, i lajmëroi për pakujdesinë që kishte bërë.

(ed.ka/ad.ti/shqiptarja.com)