Ka hyrë për të vjedhur një zyrë avokatie, por se është kapur në flagrancë. I riu 24 vjeçar M. Jangulli, është kapur me një kompjuter, printer dhe fotokopje. Ndaj tij janë ngritur dyshime se ka vjedhur dhe banesën e A.B., në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, disa ditë më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë.