Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.
Viktima Shukri Shupli 75-vjeç, ka tentuar të kalojë autostradën, duke shmangur mbikalimin, kur edhe është përplasur nga automjeti me targa AA 843 NR që drejtohej nga shtetasi M. S.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po heton për shkaqet e aksidentit të rëndë.
Qarkullimi i mjeteve në autostradë është devijuar për disa minuta në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 19.10.2016, rreth orës 14:30, tek Autostrada Tiranë-Durrës, në zonën e Domjes, një automjet me targa AA 843 NR që drejtohej nga shtetasi M. S., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 75 vjeç, i cili është dërguar në S.Q.U. Në gjendie të rëndë, por ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
/Shqiptarja.com

VIDEO