Tentuan të niseshin me gomone drejt Britanisë, policia belge arreston 12 shqiptarë, në pranga edhe dy kontrabanduesit që i prisnin në Londër

Tentuan të niseshin me gomone drejt Britanisë, policia belge arreston 12 shqiptarë, në pranga edhe dy kontrabanduesit që i prisnin në Londër

Gomonia që donin të përdornin shqiptarët për të kaluar kanalin

Policia belge ka arrestuar 12 shqiptarë të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kanalin e La Manshit duke përdorur një gomone. Në pranga kanë rënë edhe dy persona të moshës 48 dhe 44 vjeç të cilët raportohet se ishin organizatorët e kontrabandës së emigrantëve të paligjshëm.

Mësohet se kontrabanduesit të cilët u arrestuan në Nottingham të Londrës, janë gjithashtu shqiptarë. Ata ndodheshn tashmë në paraburgim ku po merren në pyetje. Aksioni ka qenë një bashkëpunim mes policisë belge dhe asaj britanike të cilat kanë intensifikuar veprimet për parandalimin e kontrabdndës së emigrantëve të paligjshëm drejt kufijve britanikë.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe debati për emigracionin e paligjshëm është në qendër të vëmendjes, ku më së shumti janë shigjetuar të rinjtë shqiptarë që përbëjnë një numër të madh të personave që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone.

Ditën e sotme, kryeministri, Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak ku u ra dakord që të zgjidhet edhe problemi i kthimit të azil-kërkuesve shqiptarë që u refuzohet azili, në mënyrë që ata të mos mbahen gjatë në Britani, por kthimi i tyre në atdhe të realizohet më shpejt.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!