Teologu Çako: Nëna ka bërë një krim, të vrasësh 3 fëmijët për inat të burrit është tmerr! Psikologia: OJF-të të heshtin, kanë dështuar

Vetëflijimi i 39-vjeçares Alma Arrazi, duke u hedhur në Lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, është një ngjarje që ka tronditur opinionin publik. I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, teologu Miron Çako, tha se nëna ka bërë një krim pasi ka vrarë 3 fëmijët e saj, duke i hedhur në lumë.

‘Njerëzi nuk e zgjidhin shko vrit veten. Nuk mund të vrasësh fëmijët. Vetëvrasja është një krim si vrasja. Jetën nuk mund ta shesësh kaq lirë. Kemi një krim, një nënë, nuk justifikohet që të marri tre fëmijët e saj dhe ti hedhë në lumë. Ky është krim që ka bërë e ndjera. Këtu shoqëria nuk duhet të mbyllë sytë. Nuk e kam me asnjërin, ai që është shakatar të mbajë përgjegjësi. Të dy kanë përgjegjësi. Është një rast tragjik. Instikti amësor është instikti më i fuqishëm. Është logjika, si mund të vrasësh 3 fëmijë.’- tha Çako.

Teologu tha se bazuar në besimin e krishterë vetëvrasja dënohet nga Zoti.

'Vetëvrasja dënohet nga Zoti, sepse ti del kundër Zotit! Vetëvrasja të çon në ferr sepse i kundërvihet Zotit. Ne në traditën krishterë e kemi dënuar si aktin më të pafalshëm. Të vrasësh fëmijët për inat të burrit kjo është një tmerr. Ka marrë një zgjidhje të gabuar tek vetja e saj.'- tha Çako.

Entela Hidri, psikologe tha se nuk kemi ndërtuar një edukatë shoqërore, ndërsa theksoi se në këtë rast kanë dështuar OJF-t, e hallka të tjera më radhë.

‘Kur nuk patëm respekt për jetën të kemi për vdekjen. Për mua më pak fajtor janë njerëzit që nuk janë pjesë e konfliktit, pasi janë më pak të vetëdijshëm, por ato që e dinin duhet të reagonin. Duhet t’i jepnin zgjidhje problemit para këtij momentit. Rasti në fjalë njohët si Historia e Mideas hakmarrja emocionale ndaj partnerit. Jemi shoqëri që nëna shqiptare arrin të shesë gjakut për të rritur fëmijën. Ata nuk i janë drejtuar asnjë lloj institucioni e kanë lejuar që situata të aprovohet në heshtje të gjithë faktorët e jashtëm. Ne duhet të edukojmë fëmijët me patjetër. Eksitojnë në këtë botë njerëz më të mirë se ai që nuk ta din vlerën. Ne institucionin e divorcit e kemi shumë të vështirë ta pranojmë pro duhet të bëjmë një analizë, do zgjedhim institucionin vdekje, apo divorcin. Ti rrisim vajzat dhe tu hapim derën. ‘derën time e kë të hapur... jo në zënkën e parë.. por kur ti ta ndjesh. OJF-rat duhet të heshtin, kemi dështuar të gjithë. Kjo është hipokrizi shoqërore, pasi nuk kemi ndërtuar edukatë shoqërore. Fëmijët nuk janë të tutë!’- tha Hidri.

Nga ana tjetër pedagogia Helena Halilaj e cilësoi ngjarjen si papërgjegjshmëri të rëndë sociale.

‘Ne duhet të mbështesim vajzat. Vajzat nuk lindin në derë të huaj... por duhet ta kenë derën të hapur. Është një papërgjegjshmëri e rëndë sociale. Dashuria është një shembull që jetohet mësohet dhe ne duhet ta kultivojmë. Kultivimin e bëjnë nënat. Prindi djalë nuk duhet të jetë krenar. Kush e përcaktoi që morali dhe dinjiteti ka vetëm një gjini dhe kjo është gjinia femër.’- tha Halilaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Psikologia: 80% e meshkujve në Shqipëri nuk marrin rolin e babait

 

Psikologia Entela Hidri e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se 80% e baballarëve në Shqipëri nuk marrin rolin e babait

‘Ti mund të ndahesh nga një femër. 80% e baballarëve shqiptarë nuk marrin rolin e babait. Ky duhet të jetë rasti i fundit, të paktën brenda familjes jo. Ti duhet të shqetësohesh për emocionet e fëmijëve të tu. Duhet t’i zgjidhësh një herë gjërat që ke. I japim të drejtat e botës një mashkulli të ketë jetën e vet, ndërsa femra jo. Kush i ka rritur kjo nënë?! Nuk e bën kjo nënën shqiptarë të braktisë fëmijët. Një thirrje për burrat shqiptarë, fëmija është shumë i rëndësishëm dhe duhet ta lënë pas egon mashkullore. Burrat shqiptarë duhet t’i thërrasin mendjes. Duhet ta trajtosh bijën e botës si një princeshë, pasi ajo bëhet shtrat për fëmijët e tu.’- tha Hidri.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin