Tepelenë, pranga 51 vjeçarit, iu
gjet kanabis në stallën e derrave

TEPELENE - Policia e Shtetit vijon luftën ndaj kultivimit të kanabis sativës në të gjithë territorin e vendit. Në këtë kuadër, policia e Tepelenës, ka arrestuar në flagrancë një 51 vjeçar.

Në pranga ka rënë B.Meta, banues në Tepelenë. Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, konkretisht në brendësi të rrethimit të stallës së derrave,  i janë zbuluar të kultivuara 21 bimë narkotike, që varionin mbi dy metra lartësi si dhe disa bimë të shkulura.

Efektivët blu theksojnë se bimët narkotike janë asgjësuar me antë të djegies, ndërsa bimët e shkulura, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndaj 51 vjeçarit, kanë kaluar materialet në ngarkim të prokurorisë për procedim të mëtejshëm. 

kanabis tepelene

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion