TEPELENE - Vijon lufta për asgjësimin e kanabisit në vend. Policia e Tepelenës, ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e një parcele me 130 bimë narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë një 57 vjeçar, i akuzuar për kultivimin e saj.
Në pranga ka rënë Pajtim Kanani nga fshati Dames në Tepelenë, pasi në vendin e quajtur Moçalet e Kananit, në luginën e përroit të fshatit Dames, e cila është në pronësi të 57 vjeçarit të arrestuar, është gjetur parcela e kultivuar me lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas policisë, bimët narkotike kishin një gjatësi prej 2 metrash, ndërsa asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies. Ndërkohë materialet në ngarkim të Kananit i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme.
Prej ditësh policia në Tepelenë, vijon aksionin antikanabis, për identifikimin dhe asgjësimin e zonave të kultivuara me kanabis sativa.

(Në foto: Lënda narkotike e asgjesuar në Tepelenë) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO