Tepelenë, sherr për borxhet,nipi i
ish-ministrit u shpëton plumbave

TEPELENË-Dy të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme për shkak të një borxhi, ndërsa sherri ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
 
Sipas policisë, Orjol Memushi është konfliktuar me Dritan Rapajn në lagjen “Mustafa Matohiti”.
 
Pas debatit, Orjol Memushi ka hipur në automjetin e tij tip “Volksëagen” për tu larguar, por Rrapaj ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku është dëmtuar vetëm xhami e pasëm.
 
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa është shpallur në kërkim autori Dritan Rapaj.
 
Orjol Memushi është djali ish-kryetarit të komunës Qendër në Tepelenë Selami Memushi dhe njëkohësisht nipi i ish-ministrit të Arsimit Luan Memushi.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por nga të dhënat e para sherri mes dy të rinjve për borxhin ka nisur në Facebook.

oriol memushi
Orjol Memushi 

[gallery]22909[/gallery]
Makina e Orjol Memushit, qe u qellua nga Rrapaj


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!