Një dentist në Seattle, Washington, po mundohet të reduktojë stresin e pacientëve që vizitojnë zyrën e tij duke u prezantuar terapinë me kafshë.
Dr. Bob Berman lë pacientët e tij të mbajnë putrën e Humprey-t, një qen i certifikuar terapie, dhe shumica e atyre që e kanë provuar shprehen se qeni i ka ndihmuar vërtet për të qetësuar nervat.
Qenushi tre vjeçar, i cili është një rracë mikse midis labradorëve dhe qenve qime dredhur, ka kaluar në një trajnim një vjeçar derisa u bë pjesë e terapisë së ndjekur nga doktori Berman. Terapia e prezantuar në klinikën e dentistit rezultoi si një teknikë e suksesshme për Monica Johnson, e cila nuk i kishte kontrolluar dhëmbët e saj prej 15 vitesh.
Ajo tha se terapia me qenin i ndryshoi tërësisht mendimin që ajo kishte për një vizitë tek dentisti, duke e qetësuar dhe bërë të ndihej më pak e frikësuar.
Sipas doktor Berman, çdo ditë rreth dy njerëz e kërkojnë terapinë me qen para se t’i nënshtrohen vizitës me mjekun.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com