Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës. Basha thotë se tashmë ka një kriminel më pak në politikë por asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Edi Ramën si koka e krimit politik.

"Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik", shkruan Basha.

Valdrin Pjetri e ka nisur karrierën që në kohën e qeverisë Berisha në vitin 2010 deri në vitin 2014 kur ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi)