Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Jug të vendit. 

Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Jon, rreth 16 km larg nga qyteti i Himarës. 

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete si Himarë, Sarandë dhe Gjirokastër. 

Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale nga ky tërmet. 

harta termetit
(Epiqendra e tërmetit, në detin Jon, 16 km nga Himara)

Tërmeti i mbrëmjes së kësaj të shtune vjen pas atij të dy jave më parë në veri të Greqisë, në Janinë, me fuqi prej 5.3 ballë, i cili u ndje thuajse në gjysmën e territorit shqiptar. Në shtetin fqinj u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale, por pa lëndime në njerëz. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com