Tërmet i fortë 7.0 ballë godet Filipinet! Sot lëkundet edhe Qipro

Tërmet i fortë 7.0 ballë godet Filipinet! Sot lëkundet edhe Qipro

Foto ilustruese

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 ballë ka goditur ditën e sotme Filipinet.

Sipas ekspertëve tërmeti ka qenë shumë i thellë dhe kësisoj nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Lëkundjet e fuqishme janë të një magnitude prej 7.0 të shkallës rihter, e kanë pasur epiqendrën në ishujt Talaud.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 119 km dhe fatmirësisht deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo viktima.

Filipinet shtrihen përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë. 

Ajo goditet gjithashtu nga rreth 20 tajfune dhe stuhi tropikale çdo vit, por pas këtij tërmeti ekspertët kanë thënë se nuk ka rrezik për Tsunami.

Por sot një tjetër tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter goditi edhe Qipron. Sipas raportimeve të mediave vendase, si pasojë e lëkundjeve nuk raportohen dëme materiale.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!