‘Tërmet’ i ri në drejtësi, nis Vetingu në administratë, emrat e parë që do kontrollohen dhe kur shkarkohen

‘Tërmet’ i ri në drejtësi, nis Vetingu në administratë, emrat e parë që do kontrollohen dhe kur shkarkohen

TIRANË- Në sistemin e drejtësisë ka nisur zyrtarisht në 24 shkurt 2020 një Veting paralel, subjekte të të cilit janë kancelarët e prokurorive si dhe kandidatët për inspektorë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Vetingu i dytë do të kryhet nga Komisioni i Vlerësimeve të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale si dhe nga Njësia e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kancelarët dhe kandidatë për inspektorë do t’i nënshtrohen verifikimit për ligjshmërinë e pasurive dhe pastërtinë e figurës. Vendimi për nisjen e Vetingut në administratën e drejtësisë është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e fundit. 

Po si do të kryhet Vetingu nga KLP? Fillimisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për verifikimin e kancelarëve, u kërkon informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Byrosë Kombëtare të Hetimit kur të ngrihet, shërbimeve shtetërore informative, si dhe çdo organi disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e mëparshme të punës të kancelarit. Në bazë të këtyre informacioneve, njësia pranë KLP do të hartojë raportet të veçanta për secilin kancelar si dhe për çdo kandidat për inspektor. Raportet do të shqyrtohen dhe miratohet nga KLP. Nëse ka informacione komprometuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos shkarkimin e kancelarit nga detyra me vendim të të arsyetuar.

Kancelarët e parë që do verifikohen janë Rudina Shermadhi, Përparim Hoxha, Laureta Binaj, Dhora Qirici, Valentina Qoka, Sotiraq Stratoberdha, Alketa Kurmaku etj. Ndërkaq, të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative, ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme do verifikohen nga Komisionet e Vetingut që po kalojnë në skenar gjyqtarët e prokurorët. Nëpunësit civilë dhe punonjësit në Prokurorinë e Shkallës së Parë dhe Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda duhet të firmosin deklaratën e heqjes dorë nga e drejta e privatësisë në telekomunikacion dhe në llogari bankare, bashkë me anëtarët e afërm të familjes, në të kundërt nuk mund të jenë pjesë e administratës së SPAK.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve