Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit! Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja (VIDEO + FOTO)

Tajvani u trondit nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.4  dhe 6. 5 sipas shkallës Rihter, i pari më i forti i regjistruar në ishull prej 25 vitesh dhe është ndjerë në të gjithë ishullin. Deri tani janë konfirmuar të paktën 9 viktima ndërsa rreth 800 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat raportojnë se gati 127 persona janë ende mes rrënojave të godinave të shembura nga tërmeti që goditi bregdetin lindor të Tajvanit, ndërsa rreth 87mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas autoriteteve tajvaneze epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor malor të Hualienit, 155 km larg kryeqytetit Taipei, me një thellësi 34. 8 km. Ndërsa goditja e dytë ishte pak kilometra më larg, ku u shënua lëkundua e parë e fortë, me thellësi 11. 8 km. Pas tërmetit u lëshua alarmi për Tsunami edhe në Japoni e Flipine, por që më pas u tërhoq, si dhe anuluan fluturimet në aeroportin e Nahas. Qendra operative e emergjencave në Taivan deklaroi se pas lëkundjes së parë janë regjistruar më shumë se 100 paslëkundje të tjera

Në pamjet e publikuara në media duken ndërtesat e rrëzuara nga tërmeti në rajonin e Hualienit, në afësi të epiqendrës, ku edhe kanë mbetur njerëz nën rrënoja ndërsa në kryeqytetin Taipei, pllakat e çatisë ranë nga ndërtesat e vjetra dhe pati dëmtime brenda disa komplekseve të zyrave.

Presidenti i Taivanit TsaiIng Wen, tha se ushtria është angazhuar në operacionet e kërkim shpëtimit.  Nga 127 personat që janë bllokuar mes rrënojave, 80 kanë mbetur një tunel në rajonin e Hualienit, ku ishte edhe peiqendra, ndëra 50 të tjerë  në 4 minibus që udhëtonin nga qendra Hualienit.  

Ndërkaq në Filipine autoritetet paralajmëruan popullsinë se për tsunami dhe u bënë thirrje të largohen nga zona bregdetare e vendit, dhe të spostohen në brendësi.  Kina ofroi mbështetjen për qytetarët e Taivanit dhe shprehu ngushëllimet për viktimat që shkaktoi tërmeti. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:57
Tërmeti në Tajvan, pamje nga operacioni i shpëtimit, njerëzit i nxjerrin nga dritaret

 

Mëngjesin e sotëm në orën 07:58, një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi Tajvanin, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shumë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja për shkak të këtij tërmeti, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit.

Në pamjet, disa banorë mund të shihen teksa nxirren nëpërmjet dritareve nga ekipet e shpëtimit.

Ora 08:51
VIDEO/ Tërmeti 7.4 ballë në Tajvan, shikoni rrëshqitjet e dheut në male

 

Një termët me magnitudë 7.4 ballë ka tronditur Tajvanin më i forti në 25 vitet  fundit. Po ashtu janë publikuar video kur shihen rrëshqitje të dheut nga malet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë