Të hënën, një tërmet me magnitudë 7.5 goditi bregun verilindor të Japonisë, dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare, ku priten valë tsunami deri në 3 metra të larta.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ndodhej në Oqeanin Paqësor, në një thellësi prej 10 km. Valët më të larta priteshin në prefekturat Iwate, Aomori dhe Hokkaido, kanë deklaruar autoritetet.

Duke folur me gazetarët, kryeministri Sanae Takaichi tha se qeveria ka ngritur një task-forcë emergjente dhe u bëri thirrje qytetarëve në zonat e prekura të evakuohen dhe të kërkojnë siguri.

Shërbimi i trenave me shpejtësi të lartë në Aomori, në skajin verior të ishullit kryesor japonez Honshu, është ndërprerë për shkak të lëkundjeve, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Tërmeti arriti nivelin “5” në shkallën japoneze të intensitetit sizmik, një nivel mjaft i lartë sa e bën të vështirë lëvizjen. Në shumë raste, muret prej blloqesh betoni të pa përforcuar janë shembur.