Tërmetet/ Inxhinieri në Report Tv: Ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta se ato parafabrikatë! Ja si mund të verifikoni nëse godina është e fortë

TIRANË- Është krijuar përshtypja se pallatet e bëra gjatë kohës së Enver Hoxhës, siç shumë kush i njeh, janë më të sigurta në rast të një tërmeti, por inxhinieri Dhimitër Papa thekson se ky është një perceptim i gabuar. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Papa tha se ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta për shkak se janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“I ndajmë ndërtesat në ato të viteve ’90 mes viteve ‘90-2000 dhe pas 2000, të fundit janë sipas standardeve europiane, ky është një avantazh. Garancia e një strukture nuk varet nga numri i kateve. Niveli i sigurisë varet nga kualiteti i projektimit dhe nga kualiteti i zbatimit dhe i ndërtimit. Ndërtesat para viteve ’90 kanë mangësitë e tyre. Si të normave të ndërtimit, se kanë respektuar normat e aso kohe, por normat kanë evoluuar. Që do të thotë janë të pasigurta. Çfarë duhet bëhet? Duhet të kontrollojnë strukturat, të marrim masë paraprake. Është një procedurë. Nuk duhet të presim një tërmet të ardhshëm. Kontrolli i strukturave përfaqëson një procedurë të përcaktuar nga ministria, duke nisur nga elementët, natyra e strukturat, bëhen llogaritjet nga inxhinierët, dhe pastaj thuhet nëse e përballon  tërmetin e ardhshëm”, tha Papa në Report Tv.

Ai ka treguar edhe mënyrat se si mund të bëhet verifikimi i një godine nëse është rezistente ndaj lëkundjeve të tërmetit, ose jo.

“Drejtojuni një inxhinieri të njohur, verifikimi fillon me gjetjen e projekteve ekzistuese, kontrollohet nëse projekti ka qenë i saktë apo jo, pastaj a është zbatuar qartë. Nëse projekti nuk ekziston, objekti matet, futet në program modelohet dhe i vihen ngarkesat dhe pasi bëhet ky verifikim dilet në përftimin nëse është rezistent ose jo”, deklaroi Papa.

Teoritë e konspiracionit se tërmeti në Turqi edhe nga mbi toka dhe jo nëntoka, Papa i ka quajtur “përralla me mbret”, që nuk janë aspak të vërteta.

“Janë përralla me mbret, nuk ka asnjë forcë të prodhuar nga njeriu që mund të shkaktojë tërmet kaq të madh dhe të prodhojë një energji kaq të madhe”, shtoi inxhinieri.

Shkenca ka përparuar, mirëpo ende nuk është bërë e mundur që tërmetet të parashikohen. Këtë e konfirmon edhe inxhinieri, që thotë se ka pasur tentativa, por jo gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme.

“Tërmetet drejtpërdrejtë nuk janë të parashikueshme, mirëpo ka metoda, duke nisur nga horizonti i nivelit të ujërave nëntokosorë, nga statistikat e kaluara, edhe nga reagimi i kafshëve ka ndodhur që kanë parashikuar tërmetin, por jo gjithmonë është preçis. Në kontaktin e pllakave ka akumulim të energjisë, por nuk e kemi zgjidhur se kur do të shkarkojë këtë energji”, shtoi inxhinieri për Report Tv.

Inxhinieri i qetësoi qytetarët shqiptarë se nuk ka gjasa që një tërmet i atyre përmasave si në Turqi që të ndodhë edhe në Shqipëri.

“Një tërmet i kësaj madhësie nuk ndodh, nuk jemi pjesë e zonave me sizmitet kaq të lartë. Maksimali është 9 ballë, ndërkohë tërmeti në Turqi ishte deri 11.5 ballë, ndërkohë që shkalla maksimale është 12 ballë. Kemi një klasifikim tërmetesh. Tek ne është maksimumi 9 ballë”, tha ai.

Në këtë kuadër, inxhinieri, tregon se cilat janë zonat më sizmike në vendin tonë.

“Pikat më të nxehta në Shqipëri janë plazhi dhe këneta e Durrësit, të pasuara nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë. Saranda është zona më sizmike. Dhe Korça, gjithashtu, përfundoi Papa në Report Tv.

Ky “alarm” është ngritur pas tërmetit në Turi dhe Siri, i cili është konsideruar si një ndër fatkeqësitë e mëdha, me mbi 41 mijë viktima

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 15/02/2023 23:52

    Ne kohen e Enver Hoxhes duhet te dilte djersa curk qe te merrje provimet ne fakultet kurse tani futi paret ne dore pedagogeve pa marre asnjehere pjese ne leksione merr diplomen merr masterin dhe del inxhinjer mjek pedagog cfare te doje zemra.

    Përgjigju
  • Iris: 15/02/2023 23:48

    Z.inxhinjer,ju nuk jeni as gjeolog,as sizmolog qe te percaktoni zonat me tektonike,ju me sa kuptoj jeni ing.ndertimi.Por me aq sa kam lexuar i gjithe zona e Mesdheut lindor eshte ne grupin e pare si nje nga zonat me tektonike te botes,ku futen Indonezia,Japonia,California.Pastaj sa balle mund te bjere i radhes,kjo eshte ne meshire te natyres dhe pune e specialisteve te fushes per t'a percaktuar.Gjithashtu nuk jam dakord 100 % me mendimin tuaj se ndertesat e sotme jane me te sigurta se ato te Enverit.Cdo kohe ka ndertesa te ndertuara mire e te forta.ashtu sic ka te ndertuara keq e te dobeta.Nje i afermi im qe ka pas qene arkitekt e ing.ndertimi hoqi dore nga profesioni pikerisht pas viteve 2000' dhe e dini pse? Sepse pronaret e firmes ku punonte nuk kishin durim te prisnin per kohen e caktuar qe kerkon shkenca qe kolonat e mbushura me beton te thaheshin sic duhet,por kerkonin qe katet e pallateve te vazhdonin te hidheshin se donin te mbaronin sa me shpejt pallatet e t'i shisnin.Si njeri me integritet,preferoi me mire te bente doreheqje,se sa te bente shkelje te tilla.Dhe ne fund,kush garanton se inxhinjeri qe marr une,apo nje banor tjeter te kontrolloje cilesine e punimeve ,nuk blihet me pare nga firma ndertuese e i jep projektit e zbatimit te tij noten 10,kur ne fakt duhej te ishte 4 ?!

    Përgjigju
    • Loni: 16/02/2023 12:05

      Do shemben te ndertohen kulla te sigurta dhe banoret te marin nje shtepi te re te banesat sociale

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë