Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për Ahmet Dodën, drejtor i Konvaleshencës së Durrësit që u arrestua pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit. Ai apeloi vendimin e shkallës së parë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi prej disa ditësh ndodhet në spital për shkak të problemeve kardiake.
Ai u arrestua në datë 14 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë, ndërsa në datë 17 dhjetor gjykata e la në burg pa afat. Por dy ditë pas vendimit të gjykatës, në 19 dhjetor ai është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën.
Avokati apeloi vendimin dhe gjykata e pranoi duke vendosur që hetimet të vijojnë në masën detyrim paraqitje. Ahmet Doda akuzohet për shpërdorim detyre. Ai u arrestua së bashku me nëndrejtorin e Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.
Objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit.
VENDIMI I PLOTE I GJYKATES SE APELIT
Gjykata, pasi çeli seancën gjyqësore, kreu verifikimin e prezencës së palëve dhe shqyrtoi aktet e fashikullit, provat dhe pretendimet e palëve, të cilët kërkuan:
Mbrojtësit e personit nën hetim: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrestit në burg” në atë të “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore”.
Prokurori: Pranimin e kërkesës së kërkuesit. Përveç masës së sigurimit personal "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore" kërkojmë të caktohet edhe masa e sigurimit "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
PËR KËTË ARSYE
Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 234, 242 dhe 260/2 të Kodit të Procedurës Penale,
VENDOSI
1. Pranimin e kërkesës.
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" të caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Doda, me vendimin penal Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, duke i caktuar edhe masën ndaluese "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
3. Urdhërohet personi nën hetim Ahmet Doda të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë të çdo muaji, ora 10:00.
4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Ahmet Doda nga IEVP Durrës, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.
Doli kusheriri taulanti kurse tjeret le te rrin brenda se jan po zemer
PërgjigjuKush pagon lek qe del te njenjten istori thon gjyqtarer ka probleme me zemren ,hallexhinjt qe skan e jan te semur vertet i len te vdesin ne burg. Kjo eshte drejtesia ne shqipri
Përgjigju