Tërmeti i fuqishëm, sizmologu: Do ketë lëkundje, por nuk ka vend për panik (VIDEO)

Situata vazhdon të jetë alarmante në Tiranë dhe Durrës si rezultat i lëkundjeve të forta sizmike ndonëse rreziku më i madh ka kaluar. Shefi i departamentit të sizmologjisë në IGJEUM, Rexhep Koçi, në një prononcim për Report tv thotë se post tërmetit vazhdon të ketë lëkundje por normale sipas Kocit, pas një ngjarje të tillë, por nuk ka vend për panik.

“Situata post tërmetit vazhdon të jetë normale sic do ngjarje sizmike e kësaj madhësie. Që nga ora 3:56 minuta kanë vazhduar pasgoditjet dhe kanë kaluar numrin 120, por kane qenë me magnitudë më të vogël. Kjo situatë aktive me lëkundje sizmike do të na shoqërojë  edhe në ditët në vazhdim, vetëm shpresojnë të jenë të një madhësie të vogël” tha ai.

 Sizmologu Koçi thotë se nuk ka vend për panik. “Për panik nuk ka si të jetë se Shqipëria nuk është prekur sot për herë të parë. Dekadave të fundit ne jemi prekur me aktivitet sizmik ndonjëherë shumë të dendur ndonjëherë shumë të radhë. Sot morën një hov më të lartë. Shpresojmë që aktiviteti sizmik të vijë në rënie por nuk ka vend për panik. Numri i lëkundjeve sizmike ka qenë i lartë por me magnitudë më të ulët”, u shpreh Koçi për Repor Tv.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur