Tërmeti i shembi shtëpinë, e moshuara: Na shpëtoi tavani me kallama! Lopën e zuri brenda, pulat fluturuan... (VIDEO)

 “Tjegullat për të bërë shtëpinë i kam mbajtur mbi shpinë, rrija natën dhe prisja tullat”, kështu e nis fjalën e saj nënë Vitorja nga Bubqi. Banesa e së cilës tashmë i ngjan një gërmadhe pasi u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky fillimvit e gjeti çiftin e të moshuarve Mark dhe Vitore Doda në çadër, bashkë me të edhe familjen e djalit të tyre. E moshuara tregon vuajtjet që ka kaluar për të ndërtuar shtëpinë dhe që tashmë nuk ka asgjë, veç një çadre të ngritur në oborrin e banesës së tyre.

"Shtëpinë e kemi bërë me mund dhe djersë, nuk kam gjuhë e gojë për të thënë sa vuajtje dhe mund na është dashur për të ndërtuar shtëpinë. Kam mbajtur tjegulla në shpinë për të bërë shtëpinë.Ka 40 vjet që është bërë, tullat i kam prerë me dorë gjithë natën, i lija fëmijët i jepja gji dhe shkoja prisja tulla,360 tulla i prisja në natë. Isha nëna e 8 fëmijëve bëja punë edhe në kooperativë që të bëja normën dhe të bëja atë konak shtëpie që u shemb”, tha Vitore Doda

Mark dhe Vitore Doda në çadër

Nënë Vitorja thotë se nga tërmeti iu shemb edhe kasollja ku mbante gjënë e gjallë duke i zënën bagëtinë. Për këtë familje rritja e gjësë së gjallë ishte dhe burimi i vetëm ekonomik.

Se tërmeti e prishi vendin e punëve, lopën e zuri brenda e këputi në shpinë. E mori djali e shiti në Fushë-Krujë te një kasap. Erdhi dhëndri të rregullojë vendin e pulave, se shpëtuan se fluturonin, por lopën dhe rosat i zuri brenda. Shyqyr që shpëtuam se erdhi atë natë me gjithë atë duf, por për fat e forcuam atë konak se kur ra tërmeti i parë ai plasi. Ai na shpëtoi jetën se tavani ka qenë me kallama, se të na binte në shpinë gjithë ai, 5 vetë do kishim vdekur ose do ishim aksidentuar”, tha nënë Vitorja.

10 mijë banorë kaluan natën e ndërrimit të viteve në çadër. Ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm. I ftohti i acartë e bën akoma më të vështirë edhe jetesën e banorëve në çadra. Akoma më e vështirë është kjo situatë për fëmijët e të moshuarit.

Shtepia e çiftit ne Bubq

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës