Tërmeti i shkatërroi banesën, njihuni me Besniken, 62-vjeçaren që nuk jeton dot pa libra

Tërmeti i shkatërroi banesën, njihuni me Besniken, 62-vjeçaren që nuk jeton dot pa libra



Është 62 vjeç, shkodrane dhe nuse në Durrës, prej 40 vitesh, në zonën e plazhit. Nuk më mungon asgjë, thotë Besnikja, akomodimi, ushqimi, madje dhe shoqëria, teksa qëndron ulur e rrethuar nga tre zonja. E pyesim për dëmet dhe presim të na thotë për banesën, por meraku i saj është libraria: dyqani. Në fakt halli I saj I vetëm është libri. “Më gjej një libër të keqen nëna, nuk rri dot pa të, pa lexuar”. Për momentin, reaguam me të shpejtë duke u ofruar një revistë, por refuzoi më te parën. “Dua libra”, vetëm kjo më “ushqen, më mban gjallë”.

Banesa e saj është dëmtuar, në kushte të pabanueshme. Qëndron vetëm me djalin në hotel Fafa, pranë Golemit dhe ndjehet e qetë, tashmë kur kanë kaluar 5 ditë nga tërmeti.

Natyra shkodrane plot humor dhe batuta, shoqëruar me pasionin për librat, e bën Besniken të fortë për të ardhmen. Sa për librin, në holl u gjet një me histori nga lufta partizane në Skrapar. E pranoi, por me mëdyshje. U larguam duke i premtuar se do i sjellim disa libra dhe aty pranoi të pozonte për një foto, e buzëqeshur.



Lajmi kryesor:

TË MBIJETUARIT/ Nga shtëpi dy-katëshe në kasolle, e moshuara: Ulërinin muret, u futëm poshtë tavolinës


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit