Tërmeti, Meta: Shpresojmë që sot të përfundojë operacioni i kërkim-shpëtimit (VIDEO)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit.

Pas ceremonisë, Meta shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Presidenti foli për situatën aktuale të pasojave të tërmetit, ku u shpreh se kjo është një fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi.

Meta tha se sot shpreson të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja.

Përveç nderimit të viktimave, Meta e quajti sfidë më vete akomodimin afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.


Lajmi kryesor:

75-vjetori i çlirimit mes dhimbjes dhe lotëve nga tërmeti/ Rama krah Metës tek Varreza e Dëshmorëve (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator

Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator