Tërmeti, pandemia dhe zgjedhjet shtyjnë me dy vite censi! INSTAT: Rezultatet dalin në 2023, mblidhen të dhëna edhe për emigrantët

TIRANW- Tërmeti i nëntorit, pandemia COVID-19 si dhe zgjedhjet e vitit që vjen kanë shtyrë me dy vite kryerjen e censit për popullsinë dhe banesat. I parashikuar për tu realizuar në muajit tetor-nëntor të këtij viti, regjistrimi do të zhvillohet në të njëjtët muaj në vitin 2022, duke ndryshuar edhe rregulloren për realizimin e censeve çdo 10 vite.

“INSTAT ka propozuar realizimin e censit të popullsisë dhe banesave në tetor të vitit 2022, punimet për realizimin e tij kanë nisur që në vitin 2018, dhe është parashikuar që nxjerrja e rezultateve të ndodhë në 2023”, u shpreh drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli.

Edhe në këtë cens feja dhe etnia, do të jenë opsionale për individët.

“Minoritetet nuk do të përcaktohen sipas kombësisë, por përcaktohen sipas vetë-identifikimit të tyre të lirë. Pra përgjigjet për etninë do të jenë të lira”, pohoi Dhuli.

Ky është censi i 11 që zhvillohet në vend që nga viti 1923 dhe do të kushtojë 16.5 milionë euro, dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik.

“Kostoja e censit do të jetë 16.5 milionë euro, 54% është përcaktuar të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë donatorët e tjerë janë: Donatori kryesor është Komisioni Evropian, është qeveria zvicerane dhe deri tani është ofruar edhe qeveria suedeze”, tha drejtoresha e INSTAT.

“Realizimi i censit është i rëndësishëm edhe për çështje që lidhen me karakteristikat e individit, për të cilat ne vazhdimisht duhet të marrim informacion për të bërë edhe planifikime si për mirë-ushqyerjen, për vaksinimin, për moshën e tretë apo për ndarjen e pensioneve”, tha kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se do merret informacion edhe për emigrantët, ndërsa për fëmijët formulari do të plotësohet nga familjarët.

“ Do të mblidhet informacion edhe për emigrantët pasi pyetësori i censit shoqërohet edhe me një listë të personave të cilët nuk ndodhen momentalisht në shtëpi, në momentin e kryerjes së censit. Për të gjithë fëmijkoroët nën moshën 15 vjeç përgjigjen prindërit apo personi referues i cili do të gjendet në familje në momentin e kryerjes së censit”, u shpreh Dhuli.

Sipas drejtueses së INSTAT për këtë cens nuk do të përdoret sistemi i adresave i ministrisë së Brendshme, pasi do të ketë deklarim nga qytetarët për adresën e tyre aktuale, dhe më pas do të përditësohet informacioni në sistemin kryesor të adresave. Marzhi i lejuar i gabimit në këtë cens do të jetë deri në 5%, ndërsa në 2011 ishte deri në 3%.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë