Tërmeti/ Rumania dhe Kroacia: Do ju jemi gjithmonë pranë! Serbia: Dëshmuam solidaritetin që kemi me njëri-tjetrin

Nuk kishte nevojë që t'u vinte një kërkesë zyrtare nga ana e qeverisë shqiptare. Sapo mësuan lajmin, Ukraina ishte aty me trupa të kërkim shpëtimit dhe i dha një "dorë" shumë të rëndësishme atëherë kur Shqipëria po lëngonte. E njëjtë edhe për Serbinë, e cila dëshmoi solidaritet me shqiptarët në momente të vështira, madje duke bashkëpunuar edhe me Kosovën. Ato sot u nderuan me medalje ari për kontributin e dhënë në ditë kaq vendimtare për vendin tonë.

"Jam shumë i emocionuar, dua të shpreh mirënjohje për popullin dhe dua t'ju sigurojë që Rumania do të jetë gjithmonë pranë", tha përfaqësuesi i Rumanisë.

"Ishte një detyrë mjaft e rëndësishme, por mendoj si fqinj me ju shqiptarë, ne serbët përmes këtyre dëshmojnë solidaritetin që kemi me njëri-tjetrin ", tha përfaqësuesi i Serbisë.

"Faleminderit shumë (shqip). Ju nuk do të jeni kurrë vetëm, ne do të jemi me ju në të ardhmen", tha përfaqësuesi i Kroacisë.


Lajmi kryesor:

Rama dekoron heronjtë e huaj të shpëtimit, veçon mesazhin e SHBA dhe 'thumbon' BE: Faturën e tërmetit ta përballojmë bashkë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën